Eko Higjiena

Me pietet përkujtohet figura e atdhetarit Njazi Kadriu

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sot, më 4 prill 2013, u bën 2 vjet nga vdekja e atdhetarit, ish të burgosurit politik, kontribuuesit të madh të UÇK-së e UÇPMB-së dhe themeluesit të shoqatës “Vatra”, Njazi Kadriu.

Me rastin e përvjetorit të vdekjes, Lëvizja “Vatra”, mbajti një tubim përkujtimor, në të cilin u fol me pietet për veprimtarinë atdhetare të Njaziut.

Tubimin e hapi kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Sejdulla Kadriu, ndërsa për jetën dhe veprimtarinë e tij atdhetare foli miku i tij Ismet Tafili, i cili ndër të tjera tha se Njaziun e karakterizonte devotshmëria deri në përulësi për Atdheun.

Për gjashtë vjet radhazi vuajti kazamateve serbe. Qelitë e burgjeve të Vranjës e Nishit jo rrallë ishin ngopur me gjakun e tij nga torturat çnjerëzore të uniformës çetnike serbe. E megjithatë torturat nuk e thyen.

FIDANISHTJA

Ai doli edhe më i fortë shpirtërisht për të vazhduar rrugën që tashmë shokët e tij e kishin çuar edhe më përpara. Dhe ndodhi UÇK dhe UÇPMB, Njaziu qe nga ata veprimtarë u përfshi shpirtërisht në vorbullën e kryengritjes. Me parime shumë të shëndosha njerëzore e shoqërore, komunikoi edhe pas luftës deri sa një ditë nga një sëmundje e rëndë i mbylli sytë për të ikur përgjithnjë.

Ndërsa Avni Veliu, e tha përmallshëm, Njaziu njëmend ka ikur fizikisht, por vepra e tij po ec me ne.

Sali Mala ish burgosur politik dhe një nga miqtë e Njaziut evokoi ngjarje të qëndresës së Njaziut në burgjet serbe, për të konstatuar se ai (Njaziu) u dëshmua për qëndresë të paepur.

Pas tubimit, pjesëmarrësit bën homazhe tek varri i Njazi Kadriut në varrezat e qytetit të Gjilanit u tha mes tjerash në këtë përvjetor./rajonipress/