Fundamenti

Më pak sheqer – rekomandon OBSH

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon uljen e konsumimit ditor të sheqerit, për të parandaluar rrezikun nga gjendjet e tilla, si mbipesha dhe prishja e dhëmbëve.

Në një raport të kësaj organizate është treguar lidhshmëria ndërmjet sasisë së tepruar të sheqerit dhe prirjes së njerëzve për të shtuar në peshë dhe për të pasur probleme me kariesin e dhëmbëve.

Sipas të njëjtit raport, prodhuesit u shtojnë ushqimeve sheqerna të njohura si “sheqerna të lira” (monosakaride dhe disakaride) dhe po ashtu sheqer u shtohet lëngjeve të pemëve, koncentrateve të pemëve, si edhe shurupeve.

Uji Dea

“OBSH rekomandon që të ulet përdorimi i sheqernave të lira gjatë gjithë jetës”, thuhet në kumtesë.

Po ashtu, sqarohet që pjesëmarrja e sheqerit të mos jetë më shumë se 10 për qind e ushqimit ditor. /Mjeku.Net/