FITORJA

Me marrëveshjen me AKR-në për Zyrën për Preshevë kryetari i Gjilanit ka shkelur me dy këmbët institucionin e konkursit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me marrëveshjen e publikuar sot ne media nga kryetari i AKR-së për Gjilan janë ngjallë dyshimet tona mbi shkeljen e Ligjit të Punës.

Ne konsiderojmë se ky ligj, mbi të gjitha, institucioni i konkursit është shkelur me marrëveshjen politike në mes të kryetarit të Komunës së Gjilanit me AKR-në, dega në Gjilan, ku paraprakisht këta u morën vesh që AKR- ja ta drejtojë Zyren për Preshevë.

Zyra për Preshevë nuk është zyrë politike, por është zyrë e shërbimit civil dhe vepron pranë zyrës së kryetarit të Gjilanit. Për këtë pozitë dhe pozitat e tjera, që janë pjesë e shërbimit civil konsiderojmë se nuk mund të bëhet marrëveshje politike me to. Ajo zyre duhet të drejtohet nga kushdo që i plotëson kushtet përmes institucionit të konkursit, sikurse zyret e tjera pranë kryetarit, siç janë Zyra për Integrime Evropiane, Zyra e Personelit etj..

Gjithashtu, nga muaji mars Alban Hyseni ka emëruar Aid Berishen (kryetar i forumit rinor të AKR- së, dega në Gjilan) në pozitën e koordinatorit të Zyrës për Preshevë, përmes kontratës në vepër. Kjo kontratë dëshmon qartë se Alban Hyseni po e çon deri në fund marrëveshjen politike të bërë për këtë pozitë, me ç‘ rast shkelet ligji për shërbyes civil Kjo u pamundëson qytetarëve të aplikojnë për atë vend pune, duke e ruajtur atë pozitë jashtëligjshëm për AKR-në.

As në të kaluarën e as sot kurrë nuk ka munguar bashkëpunimi institucional me Luginën dhe as njëherë kjo zyre nuk është trajtuar si dytësore por gjithmonë e ka pasur prioritet Luginasin duke ja trajtuar problemet dhe hallet me të cilat janë përballur, dhe gjithmonë ka qenë në funksion për aq sa ka pasur mundësi ligjore dhe ne si komitet do të jemi gjithmonë pranë kërkesave të tyre dhe do të jemi faktor shtytës në institucionet komunale pa diskriminimi.

FITORJA

Gjithashtu i zgjedhuri në këtë punë me kontratë në vepër nuk është paraqitur në punë derisa ai paguhet tash e dy muaj. Edhe pse kemi dashur ta takojmë nuk e kemi gjetur askund.

Kërkojmë veprime konkrete nga përgjegjësit, në mënyrë që të ndalet shkelja e ligjit në montimin e konkursit.

Poashtu ju njoftojmë qe kjo zyre është themeluar me iniciativën e Lëvizjes Vatra dhe me miratimin e kryetarit z. Haziri në vitin 2014 kurse në nivelin qendror e ka themeluar ish kryeministri z.Hoti e që kurrë nuk është funksionalizuar nga kryeministri Kurti .

Latif Maliqi

Kryesues i Komitetit për Bashkëpunim ndërkufitar

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.