Eko Higjiena

Me këtë politikë, s’ka MSA

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Marrëveshja për Stabilizim-Asocim (MSA) me Bashkimin Evropian do t’i mundësojë Kosovës të hapë derën e integrimit dhe zhvillimit, duke mundësuar tregti të lirë, reforma të gjithanshme, qasje në dhjetëra programe të BE-së etj., por me këtë politikë partiake, Prishtina zyrtare mund ta rrezikojë integrimin.

Kështu të paktën konsideron Shenoll Muharremi, njëri nga njohësit më të mirë të fushën së integrimeve në Kosovë. Në një bisedë për “Zërin”, thotë se Qeveria e Kosovës fatkeqësisht nuk ka treguar deri më tani interesim në plotësimin e reformave përmes të cilave dëshmon që është në gjendje të zbatojë MSA-në. E për këto reforma ajo ka qenë e njoftuar qysh në tetor të vitit 2012 përmes vlerësimit të Studimit të Fizibilitetit.

Nisja e negociatave Kosovë – BE për MSA, pritet të ndodhë më 18 tetor të këtij viti, duke u konsideruar si hapi i parë për Kosovën drejt fillimit të zbatimit të perspektivës së saj evropiane. Por, nisja e negociatave nuk do të thotë asgjë, deri te nënshkrimi i saj që nuk dihet sa do të marrë kohë.

Uji Dea

Hapi i parë drejt BE-së

MSA-ja rezulton me marrëdhënie më të mira tregtare dhe reformat e arritura përmes këtij procesi, kontribuojnë në lehtësim të procesit të anëtarësimit, sqaron Muharremi, sipas të cilit janë tri gjëra që duhet pasur vëmendje gjatë këtij procesi.

”Kryenegociatorja, ministrja e integrimeve Vlora Çitaku në procesin e negocimit të MSA-së, duhet të sigurohet që marrëveshja të përfshijë qartazi, paragrafin ku thuhet që është vullnet i dy palëve, Kosovës dhe BE-së, që Kosova të bëhet anëtare e BE-së”, thotë Muharremi…(Zëri)