RCCOLA

Me Karnaval rinor dhe manskenball vazhdojnë aktivitetet e Javës së Rinisë në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Para Teatrit të Qytetit në Gjilan është zhvilluar Karnavali rinor dhe maskenball, nën përkujdesjen e Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport me performansa nga fëmijët dhe të rinjtë në hapësirën publike.

Drejtori për Rini , Kulturë e Sport, Veton Nevzadi ka inkurajuar të rinjtë që përmes këtyre aktiviteteve të kontribuojnë në ngritjen e kualitetit të jetës rinore dhe kulturore në Gjilan, të cilat do të jenë në funksion të gjithëmbarshëm të shoqërisë.

RCCOLA

“Rinia është prioritet i kësaj drejtorie prandaj ju inkurajojmë të vazhdoni me punët e mira dhe me ngritjen e performancës suaj përmes punimeve intelektuale siç po bëni sot me pikturën në qendër të qytetit tonë” ka thënë Nevzadi.

Pjesë e aktiviteteve në këtë Karneval ishin edhe organizata lokale turke “Gilan” si dhe Qendra Rinore Gjilan./rajonipress/