KKVITI

Me futboll kundër hipertensionit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Luajtja e futbollit në një studim të ri është treguar efikase në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, thonë shkencëtarët britanikë nga Universiteti Exeter në Londër.

Në studimin e tyre kanë marrë pjesë 22 meshkuj prej moshës 31 deri në moshën 54- vjeçare, ndërsa rezultatet i ka publikuar revista profesionale ‘Medicine & Science in soorts & Exercise’.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë pasur hipertension të bute e deri në mesatar para se të kenë filluar që në mënyrë rekreative të luajnë futboll dy herë në javë në kohëzgjatje prej një ore.

Mobi Casa

Pas gjashtë muajsh, te pjesëmarrësit e studimit është shënuar një ulje e dukshme e shtypjes së gjakut, ndërsa te tri të katërtat e pjesëmarrësve lartësia e shtypjes së gjakut ka qenë brenda kufijve të rekomanduar.

Përveç zvogëlimit të pjesës së indeve dhjamore në organizëm, te pjesëmarrësit është vërejtur edhe një funksionim i përmirësuar i mushkërive. /Telegrafi/