ARKATANA

Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Më 10 dhjetor të vitit 2024, Riho Terras vizitoi Varagën e Zubin Potokut.

Çfarë pa në këtë vend, ku 11 ditë me parë, më 29 nëntor, ngjau një sulm-terrorist në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, ai, si raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, e përmendi dhe në raportin e tij, i cili u votua këtë javë nga ky institucion i BE-së.

Një gjë interesante ra në sy të gjithëve teksa ai po e prezantonte këtë dokument në sallën plenare të Kuvendit në Bruksel, e po ashtu edhe gjatë konferencës për media, që mbajti më pas.

Në krahun e tij të majtë, politikani dhe ish ushtaraku nga estonia, pati flamurin e Republikës së Kosovës, veprim ky që është i rrallë për BE-në, njofton Klan Kosova.

Raporti i Terras, mes tjerash, thërret për heqje të menjëhershme të masave ndëshkuese që Bashkimi i 27 shteteve i ka vendosur ndaj Kosovës, qysh në qershor të vitit 2023.
Në të, i bëhet thirrje Spanjës, Greqisë, Sllovakisë, Qipros, dhe Rumanisë të ndërrojnë qëndrim e ta njohin pavarësinë e shtetit që u shpall i tillë më 17 shkurt 2008.

FIDANISHTJA

Terras lajmëroi se ka një plan të madh që lidhet pikërisht me këtë temë.

“Po planifikoj që bashkë me disa eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike të vizitoj ambasadorët e vendeve respektive në Bruksel. Në mënyrë që të marrë informacionet nga dora e parë se “Pse ata nuk e pranojnë faktin që Kosova është shtet-vend. Kjo është kështu për shumë vite. Dhe mos njohja e Kosovës, pas kaq kohe të gjatë është thjesht “qesharake””, tha Riho Terras, raportues për Kosovë-PE.

Raporti i Terrasit ka porosi edhe për Kosovën, të cilën i bën thirrje urgjente të bëjë reforma për t’iu ofruar BE-së, e po ashtu edhe të hap, siç thuhet, kapituj të rinj, në bisedimet për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë.

Gjetjet dhe rekomandimet e raportuesve për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, kanë peshë të madhe politike por nuk janë të detyrueshme për institucionet evropiane, sikur që janë Komisioni dhe Këshilli i BE-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.