RCCOLA

Me aktivitete të ndryshme “Flaka e janarit” shënohet edhe në Kamenicë

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Në organizim të drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, të enjten filloj manifestimi kulturor “Flaka e janarit 2014” me akademi përkujtimore kushtuar dëshmorit Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvallës. Në këtë manifestim të pranishëm ishin edhe Kryesuesi i Kuvendit komunal, zëvendësministri i infrastrukturës, Emin Krasniqi, veprimtari Bajrush Xhemajli, drejtor të drejtorive komunale, qytetarë të komunës së Kamenicës dhe të tjerë.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Venera Dërmaku- Rexha, tha se “Flaka e Janarit 2014”, organizohet për të përkujtuar dëshmorët e kombit të cilët sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë që ne sot po e gëzojmë.

“Sot ne që udhëheqim institucionet e Republikës së Kosovës, themelet e së cilës janë ndërtuar me gjakun e dëshmorëve, kemi obligim që me korrektësinë më të madhe dhe me punë të palodhshme të ecim drejt suksesit për të ndërtuar shtetin për të cilin ata dhanë jetën“ ka thënë drejtoresha Dërmaku- Rexha.

Edhe , Agim Shkodra, ku tha se janari i vitit 2014, na përkujton janarin e 32 viteve më parë, përkujton rënien heroike të martirëve të popullit shqiptarë, ky përkujtim lidhet me respekt të veçantë për këto figura eminente të kombit të cilët kishin të vetmen intencë e qëllim lirinë dhe bashkimin mbarë shqiptarë.

RCCOLA

Ndërkaq, Hysen Matoshi, foli për jetën e veprën e Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, si dhe kontributin e emigracionit politik, në çështjen kombëtare. Ajo që është e saktë se vrasja e Kadriut, Jusufit e Bardhoshit, si dhe veprimtarëve tjerë shqiptarë është organizuar nga strukturat shtetërore jugosllave-UDB-ja.

Ai tha se në përkujtimin e këtyre dëshmorëve, përkujtojmë rrugën e drejtë kombëtare që e kishin zgjedhur këta dëshmorë, por që ishte me plotë rreziqe. Nga rënia e këtyre dëshmorëve në vitin 1982, nuk solli shkatërrimin apo përçarjet e organizatave politike në perëndim, por përkundrazi ndikoi në bashkimin e tyre për veprimet e përbashkëta. Prandaj, organizimet, protestat e demonstratat, pavarësisht kush organizonte fotografit e këtyre heronjve ishin në ballë. Përkrahësit e çështjes kombëtare vetëm sa shtoheshin në tubime e protesta të shqiptarëve në perëndim.

Programi u azhdua me pjesën kulturore të përgatitur nga drejtoria e për Kulturë Rini dhe Sport./rajonipress/