FITORJA

Më 18 korrik në Gjilan nis faza e parë e dezinsektimit hapësinor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan ka bërë të ditur se më 18 korrik do të fillojë faza e parë e dezinsektimit hapësinor dhe do të zgjasë deri më 24 korrik.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, ka njoftuar se dezinsektimi do të bëhet nga ora 19:30 deri në ora 24:00, ndërkaq ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kësaj kohe t’i mbajnë dritaret e mbyllura që të mos futen mushkonjat (insektet) brenda.

“Dezinsektimi fillon nga lagja “Zabeli” gjegjësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit Mirusha në të dy anët e tij deri afër hotelit Kristal. Po ashtu, do të përfshihen lagjet Reshat Ymeri e Dheu i Bardhë. Në ditët në vijim do të përfshihen lagjet tjera si, Dardania, Kodra e Dëshmorëve, Arbëria si dhe tërë lagjet e hapësirat tjera të qytetit”, ka thënë Osmani.

Mobi Casa

Drejtoresha e Shëndetësisë ka theksuar se në zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të mushkonjave (insekteve) sidomos rreth lumenjve, do të bëhet dezinsektimi në këto fshatra: Malishevë, Uglar, Pogragjë, Dobërçan, Përlepnicë, Livoçi i Epërm, Livoç i Poshtëm, Cërrnicë, Lladovë, Zhegër, Llashticë dhe Velekincë.

Në rast të kushteve të pafavorshme klimatike (shi, erë e fortë) punët do të shtyhen deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të paraparë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.