Uji Dea

Me 100 euro blihet punimi i diplomës për bachelor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nëse hezitoni të përgatisni temat e diplomave, është dikush që i kryen këto punë. Çmimi për këtë shërbim është 100 euro.

Dikush ka vendosur në shtylla elektrike një njoftim, në të cilin thuhet: punojmë tema diploma, punime seminarike, përmirësimin dhe rregullimin e temave (me standardet e shkrimit) si dhe përgatitjet në Powerpoint.

Madje, personi që ka bërë këtë njoftim ka shkruar edhe numrin e telefonit që t’i lajmërohen myshterinjtë e mundshëm, transmeton KTV.

KTV ka kontaktuar me personin në fjalë dhe ka mësuar çmimet dhe detajet të tjera lidhur me këtë çështje.

Uji Dea

Zyrtarë të Universitetit të Prishtinës thonë se kjo gjë është befasuese për ta dhe se kjo dukuri mund të marrë përmasa shqetësuese.

Prodekani në Universitetin e Prishtinës, Zeqir Veselaj, ka thënë se kjo është një vjedhje e pronës intelektuale dhe se mentorët duhet të kenë më shumë kujdes se cilat tema ua caktojnë studentëve.

Kurse, profesori Milazim Krasniqi ka thënë se kjo është një dukuri që e rrezikon shumë ndershmërinë akademike, sepse edhe plagjiatura edhe gjëra të tilla janë të ndaluara edhe me statut të UP-së.

Kjo dukuri, sipas profesorëve, nuk është vetëm në Kosovë. Sipas tyre, kjo dukuri është shfaqur në gjithë rajonin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.