Fundamenti

Një jetë kushtuar gazetarisë, Bajram Kabashi sot promovon librin më të ri “Rrëfime nga Norvegjia”

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Sot, në ora 12:00 në Hotelin “Grand” të Prishtinës promovohet libri i gazetarit Bajram Kabashi «Rrëfime nga Norvegjia», që në pika të shkurtra e përfshin përshkrimin e periudhës 1999-2024 në Norvegji. Abedin Sutaj në recensionin e tij ka shkruar: Bajram Kabashi është shembull i përkushtimit për gazetari, shembull i gazetarit të vetmuar pa përkrahje nga asnjë grup, pa qenë pjesë e klaneve dhe e bandave nga më të ndryshmet. Ai e ndërtoi me përkushtim të pa ndalur, hap pas hapi, pikë pas pike, me përpjekje të pashembullt dhe kryeneçe veprën dhe punën e tij madhështore.

Me librin «Rrëfime nga Norvegjia» jipet tabloja e plotë e dhunës ndaj gazetarisë së pambrojtur nga krimi i organizuar, ku bashkëpjesëmarrës në dhunë janë edhe gazetarët e rrejshëm.

Eco Higjiena

Ky libër e krijon tablon e plotë të krimit në gazetari, pas rrëfimeve të hollësishme që janë brenda librit të mëhershëm për periudhën e nisur me 1 dhjetor 1982 e deri kah fundi i prillit 1999, që pasqyrohet hollësisht në librin «Rilindja, përkushtim e trishtim».

Recensenti i librit “Rrëfime nga Norvegjia” Dr. sc. Abedin Sutaj nga Vjena, pos tjerash, në një pjesëz të recensionit të tij për librin, thotë:
“Dhe, në fund, pa asnjë mëdyshje, edhe me librat tjerë të botuar më herët, edhe me këtë libër, duke marrë parasysh kushtet dhe rrethanat e vështira socio-ekonomike dhe politike, në të cilat punoi dhe veproi, e në të cilat u gjet njeriu e populli i pushtuar në përgjithësi, por edhe gazetari, në këtë rast zoti Bajram Kabashi, e bën punën e tij më të veçantë, më të përkushtuar, por edhe më të rrezikshme. Këto tipare i japin punës së tij shumëvjeçare vlerë të nivelit të lartë, përpjekjes dhe veprës së tij jetësore i jep vulën e një pune të korifeut, të pashembullt dhe madhështore. Të veprosh e të punosh si gazetar në ato kohë nuk ishte e lehtë, as sot nuk është lehtë puna e gazetarit të mirëfilltë dhe e intelektualit në këtë pjesë të Evropës. Në këto kohëra sikur nuk kemi më mendim e shprehje të lirë, por mendime e shprehje të porositura nga pagues të ndryshëm, shpesh anonimë… Natyrisht, në qoftë se ndonjëherë shkruhet historia e gazetarisë së Kosovës në rrugën e saj për pushtimin e lirisë dhe për ndërtimin e shtetit dhe të demokracisë, e shtet ndërtimit me rrugë ende të papërfunduara, për Bajram Kabashin duhet të shkruhet kapitulli më voluminoz, qendror dhe më përmbajtjesor, si shtyllë qendrore e gazetarisë së kësaj periudhe. Ai është shembull i përkushtimit për gazetari, shembull i gazetarit të vetmuar pa përkrahje nga asnjë grup, pa qenë pjesë e klaneve dhe e bandave nga më të ndryshmet. Ai e ndërtoi me përkushtim të pa ndalur, hap pas hapi, pikë pas pike, me përpjekje të pashembullt dhe kryeneçe veprën dhe punën e tij madhështore. Ai e ndërtoi veprën e vet voluminoze pa u dorëzuar, pa u ndaluar, duke mbetur yll e shembull në qiellin e kësaj fushe, duke mbetur lajmëtar e shembull për gazetarinë që duhet të vijë dhe model se si duhet të punohet në të ardhmen, ardhmëri e cila ende nuk po agon siç duhet, fatkeqësisht. Nuk është thënë kot nga populli: “Puna pa da e shem ni kala!” ka shkruar Sutaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.