Fundamenti

Më 1 e 15 qershor 30 mijë maturantë në provim shtetëror

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Rreth 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sivjet provimit shtetëror të maturës, i cili do të mbahet më 1 dhe më 15 qershor. Udhëheqës të Njësisë për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit, thonë se përgatitjet për Maturën 2013 kanë shkuar mirë dhe broshurat me informacione për nxënësit tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën, se çdo përgatitje është bërë dhe se tani po bëhet analizimi i pyetjeve, në mënyrë që ato të jenë sa më funksionale.

Ai tha se pas shpërndarjes së broshurave të gjithë maturantëve, nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e nxënësve. Ai sqaroi se paraprakisht janë organizuar debate me maturantë për të marrë edhe sugjerimet e tyre.

“Kemi pasur disa diskutime në disa komuna me një numër të caktuar maturantësh, kryesisht me kryetarët e klasave, në mënyrë që përfundimi i lëndëve, numri i pyetjeve për lëndë janë ata të cilët i kemi vendosur në harmoni me maturantët. Për shembull, vitin e kaluar, patëm hequr informatikën në drejtimin informatikë-matematikë, sepse ishte kërkesë e nxënësve”, shpjegon Kadriu.

FITORJA

Kadriu i tha Radio Kosovës se sivjet është bërë edhe kërkesa për amandamentimin e ligjit të maturës, ku tashmë është në debat publik për t’u dhënë vërejtjet dhe sugjerimet. Ai theksoi disa nga ndryshimet që duhet bërë:

“Ka pasur disa specifika të cilat ka qenë pengesë ligji. Për mua ka qenë shumë kontestuese se duhet të jetë rigorozisht testi 180 minuta. Nuk ia vlen me thënë jetë 180 minuta, ose kaq lëndë ose kaq pyetje. Mendojmë një fleksibilitet varësisht prej rrethanave që krijohen. Ka pasur kërkesa a duhet të jetë matura me kriter të arritshmërisë apo kalueshmërisë.”

Provimi shtetërorë do të organizohet në dy ditë, më 1 dhe më 15 qershor, ku testi do të përmbajë 200 pyetje. Maturantët do të kenë në dispozicion gjithsej 180 minuta për plotësimin e testit të parë dhe po aq për pjesën e dytë.

Ndërkohë, kushti për të kaluar provimin e maturës është 50 për qind nga numri total i pikëve. Maturantët që nuk e kalojnë përqindjen e pragut, do të kenë mundësi t’i nënshtrohen provimit shtetëror në afatin e gushtit.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.