Mobi Casa

Mbyllet pika e PTK-së në Rogoqicë, zhvendoset në Hogosht, reagojnë banorët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Sejdi Rrudhani banor nga fshati Rogoqicë thotë se rreth 15 mijë banorë që gravitojnë me fshatin Rogoqicë janë pa qasje në shërbimet e PTK-së, meqë ajo është mbyllur me ndihmën e drejtorit të PTK-së në Kamenicë dhe të kryetarit Qendron Kastrati. Tani pika e PTK-së është vendosur në Hogosht dhe sipas Rrudhanit e tërë kjo zhvendosje është bërë sepse edhe drejtori i PTK-së edhe Qendron Kastrati janë nga fshati Hogosht.

“Ne nuk do të pajtohemi me këtë vendim dhe kërkojmë nga institucionet më të larta shtetërore që të ndërhyjnë në këtë vendim tejet të padrejtë kurse nga prokuroria kërkojmë që të iniciojnë hetime për keqpërdorim të pozitës zyrtare” tha Rrudhani.

GRANDEMALL

Rrudhani tha se do të kërkojë nga Presidenti, kryeministri dhe kryeparlamentari që ta bëjnë të mundur kthimin e PTK-së në Rogoqicë, aty ku ishte edhe më herët. “Në Rogoqicë janë mbi 15 mijë banor kurse në Hogosht janë vetëm 1 mijë veta dhe këtu shihet hapur padrejtësia” tha Rrudhani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.