Mbrojtja e shëndetit oral
Nga Xhemajl Salihu – Dita Botërore e Shëndetit Oral (ËOHD) shënohet çdo vit më 20 mars. Është një ditë ndërkombëtare për të promovuar ndërgjegjësimin botëror për çështjet rreth shëndetit oral dhe rëndësinë e higjienës së gojës për t’u kujdesur për të gjithë në veçanti për të rinjët.
Pse është e rëndësishme kjo ditë ? Sepse mbi 90% e njerëzve do të vuajnë nga sëmundjet orale gjatë jetës së tyre dhe shumë prej tyre mund të shmangen me rritjen e mbështetjes së asociacioneve shëndetësore ,dhe shoqërisë fondeve për parandalimin, zbulimin dhe programet e trajtimit. Në Gjilan në dekadën e fundit është bërë kontrollimi sistematik i nxënësve nëpër shkollat fillore nga QKMF sipas një ndarje që çdo vit të kontrollohen nxënësit e klasëve të I , V dhe IX dhe nga ekzaminimi klinik i tyre gjendja e shëndetit oral është alarmante për shkak të numrit të madh të dhëmbëve të prishur nga kariesi . Kariesi i fëmijërisë së hershme.
Rezultatet e studimeve të shumta tregojnë se po thuajse në tërë globin faktorët dominant të prishjes së dhëmbëve janë të njëjtë si kushtet socio-ekonomike., kulturologjike si ushqyeshmëria higjienike- dietale, pra mënyra e të ushqyerit , higjiena e dobët orale etj Këto janë faktorët më të rëndësishëm qe shkaktojnë sëmundjet e dhëmbëve dhe si pasoj e kësaj sëmundje humbjen e hershme të dhëmbëve . Si të mbrohemi ? Aplikimi i strategjive preventive është mënyra më adekuate dhe e lirë financiare në prevenimin e sëmundjeve tê dhëmbëve tek fëmijët.
Metodat për preventivë janë të zhvilluara vetëm se duhet implementuar përmes shoqërisë dhe familjes..Shoqëria përmes institucioneve shëndetësorë duhet të punojnë shumë në sensibilizimin e të rinjve në mbrojtjen e shëndetit oral përmes vizita tê shpeshta nê institucione shkollore, përmes ligjëratave edukuese hapjen e ordinancave stomatologjike nëpër të gjitha shkollat fillore , vizita nëpër institucionet parashkollore për edukimin në mbrojtje të shëndetit oral.
Prevenca primare kundër sëmundjeve të dhëmbëve nënkupton edhe ngritjen e vetëdijes sê qytetarëve në mbrojtjen e shëndetit oral dhe bëhet gjatë kohës perinatale dhe vazhdon me postnatale të nënës dhe foshnjës në kontekst tê programeve parashkollore . Prandaj kërkohet angazhim shumë më i madh i të gjithë faktorëve relevant në Kosovë që të punojmë shumë në parandalimin e sëmundjeve në regjionin e gojës.
Ta shfrytëzojmë ditën ndërkombëtare të shëndetit oral për sensibilizim dhe edukim në mbrojtje të shëndetit oral./rajonipress/


