Mobi Casa

Mbrojtja Civile s’e lëshon urën e Ibrit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mbrojtja Civile ka refuzuar ta lëshojë postbllokun më strategjik që e mban prej vitesh – atë tek ura qendrore në Mitrovicë. Kjo, pavarësisht një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, që precizon se kjo pikë do të duhej hequr prej tre muajsh.

Marrëveshja e arritur në mars për shuarjen e Mbrojtjes Civile, formacion paramilitar që prej vitesh vepron në veriun e banuar me serbë, në pikën e trembëdhjetë të saj ka paraparë që tri “pikat e vrojtimit” nga rruga Mitrovicë për në Jarinjë do të largohen deri më 20 prill 2015, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përpos kësaj, ka paraparë që deri atëherë edhe pika vëzhguese e vendosur në pjesën veriore në urën kryesore mbi lumin Ibër do t’i dorëzohet Policisë së Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur.

FIDANISHTJA

Autoritetet kanë pranuar se ka vetëm përmbushje të pjesshme të marrëveshjes që u referohet pikave të vëzhgimit.

http://koha.net/?id=9&l=66448

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.