‘Mbreti i golave’, nuk ndalet së shënuari
Besart Berisha ka vazhduar formën e tij të mrekullueshme në kampionatin australian.Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer edhe në një ndeshje tjetër me skuadrën e tij Melbourne Victory, ku triumfuan me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Adelaide United.
Po luhej minuta e 14-të, kur vendasit fituan një penallti, që në gol e shndërroi ‘përbindëshi’ i golit, Besart Berisha.
Goli ndaj Adelaide United, ishte i gjashti këtë edicion me skuadrën e tij Melbourne Vitory.
Pas kësaj fitore, Melbourne është ngjitur në pozitën e parë në tabelë me 16 pikë të tubuara. /Telegrafi/


