Hidromorava

“Mbinjerëzorët”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nga Arben Kurteshi – Kushdo që e minimizon gjendjen dhe botën reale, prej asaj ashtu siç është, vetëm se ka filluar të krijojë një botë tjetër alternative imagjinare!

Ngritja lart e njerëzve, udhëheqësve në nivel mbinjerëzor, që përvetësojnë atë se ajo apo ai vetë është zëri i të gjithëve, dhe që tjerët nuk duan as ta kuptojë realitetin por vetëm të besojnë në aftësi të kultit të krijuar; është rreziku më i madh që mund ti kanoset një shoqërie, dhe që mund ta çoj atë shoqëri drejt një diktature të madhe.

Kur udhëheqësit ngriten në nivel “profeti“ apo “zoti“ çdo mendim tjetër, që nuk është në përputhshmëri me mendimin e udhëheqësit pra “zotit“ duket aq i vogël, aq qesharak apo edhe aq i devijueshëm dhe i rrezikshëm saqë legjitimohet gati nga të gjithë për izolim dhe luftimin e çfarëdo mendimi tjetër!

RCCOLA

Ngritjen e udhëheqësve në nivel “zoti“, kanë përjetuar shumë popuj dhe disa ende përjetojnë!

Prandaj, kujdes me krijimin e kulteve mbinjerëzore!