Hidromorava

Shtet brenda shtetit!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Ardian Haziri – Ideja për krijimin e një shteti të ri bektashian, me seli në kryeqendrën shqiptare, pra në Tiranë, fillimisht është ide e gabuar, e rrezikshme dhe antikombëtare. Të krijohet një shtet sovran, brenda shtetit shqiptar është antikushtetuese dhe një projekt që nxitë përçarje brenda vet komunitetit bektashian, si dhe brenda komuniteteve të tjera fetare në Republikën e Shqipërisë.

Shqipëria është shtet laik dhe duhet të mbetet e tillë. Të mbetet një shtet që garanton të drejtën e të gjitha besimeve fetare për t’i promovuar vlerat e tyre.

UBT

Një nismë e tillë, nuk do t’i kontribuonte tolerancës ndërfetare të kultivuar me shekuj në popullin tonë. Një nismë e tillë, do ta veçonte dhe “privilegjonte” një sekt jo shumicë të një feje, në këtë rast fesë myslimane.

Duke menduar se po i bëhet nder, bektashinjtë do të zhvishen nga të qenit shtetas shqiptarë dhe do të identifikohen për nga përkatësia fetare, në shtetin e tyre fetar. Krijimi i shtetit brenda shtetit, do të jetë tejet i rrezikshëm për destabilizimin e Shqipërisë në të ardhmen, si dhe do të ndikojë negativisht edhe në vendet përreth ku jetojnë shqiptarët e këtij tarikati, si dhe te komunitetet e tjera fetare.