Mbi fytyrën e gurëve

E shkruam tregimin
Mbetun përgjysëm
Diku larg syve të dashurisë.
Burgosur në mendimin e frikshëm
Rreth flakës që
Marrin majat e shtigjeve
Të mendimit njerëzor,
Në kufirin e kohës
Përplasur me fytyrën e gurit
Krahët e ahishtes alpine.
Mbi trungjet e lisave të djegur
Shkruam tregimin
Mori flakë pylli i ahave
Shekullore e malet u bën lumej
Pene thëngjinjet e drurëve.
Mbi fytyrën e gurëve
Tregimi…
ZEF MULAJ