KKVITI

Mbi 320 krijime letrare synojnë vendet e para

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në konkursin anonim letrar të Manifestimit tradicional në shkallë kombëtare “Flaka e Janarit” 2014, i 23 me radhë, kanë arritur numër rekord punimesh, krahasuar me vitet paraprake.

Janë gjithsejtë 262 poezi dhe 56 tregime që konkurrojnë për tri shpërblimet e para si në poezi ashtu edhe në prozë.

Grupi organizativ i artit letrar, i cili vepron në kuadër të Bordit drejtues të Manifestimit, menjëherë pas mbylljes së afatit të paraparë për konkurrim ( 19 dhjetor 2013 – 20 janar 2014 ), ka grumbulluar krijimet e arritura me postë si dhe ato tjerat përmes postës elektronike, të cilat, pasi i ka sistemuar dhe regjistruar, i a ka përcjellur Jurisë profesionale për vlerësim.

Konkurruesit janë thuaja nga të gjitha trevat shqiptare. E, mundësia ae konkurrimit edhe përmes postës elektronike, ua ka dhënë mundësinë për të konkurruar edhe një numër i konsideruar mërguesish nga mërgata.

Në bazë të kritereve të konkursit, në konkurrim hyjnë poezitë deri në 50 vargje si dhe tregimet deri në tri faqe A4.

Uji Dea

Anonimiteti i krijuesve është i garantuar para Jurisë, e cila me 31 janar 2014, gjatë Orës së madhe letrare, e njohur si “Pena e Flakës”, do t’i komunikojë rezultatet, sipas titujve dhe shifrave.

Vlen për t’u theksuar se, si edhe herëve tjera, një krijues ka mundur të konkurrojë me më shumë punime, qoftë në poezi apo prozë. Por, ka edhe të tillë, që e kanë keqpërdorur këtë mundësi, duke dërguar madje një përmbledhje të tërë ( një rast ),e cila poashtu ju ka përcjellur Jurisë për vlerësim, edhepse nuk ka qenë korrekte nga ana e autorit anonim.
Përveç gjashtë shpërblimeve, Juria e ka mundësinë e propozimit për botim në revistën letrare – kulturore AGMIA, edhe të një numri krijimesh në poezi e në prozë.

Pas komunikimit të rezultateve, Organizatori do bëj verifikimin e krijimeve të shpërblyera nëse eventualisht janë të botuara a të publikuara nëpër faqe interneti a rrjete sociale. Nëse ndonjëri nga krijimet e shpërblyera del të jetë i botuar diku gjetkë, autori privohet nga e drejta e marrjes së shpërblimit.

Njëkohësisht, edhe në Orën e Madhe letrare, ku pritet të lexojnë emra të afirmuar të letërsisë shqipe anekënd trevave shqiptare, poezitë garuese që konkurrojnë për Çmimin “Pena e Flakës” duhet të jenë të papublikuara dhe të pashpërblyera më parë.
Po e theksojmë këtë, meqë një numër krijuesish jashtë Kosovës, duket se nuk janë mjaftueshëm të informuar rreth mënyrës së konkurrimit në veprimtaritë letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit”./rajonipress/

Sabit Rrustemi, anëtar i Bordit Drejtues të Manifestimit “Flaka e Janarit” 2014