HW

Mbi 2.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vetëm fundjavën e shkuar janë regjistruar 59 847 të huaj që hynë në Shqipëri, kryesisht për turizëm.Derisa gjatë muajit korrik, vera e sivjetme turistike në Shqipëri ishte vlerësuar si e dështuar, muaji gusht e ka plotësuar këtë boshllëk. Sipas medieve shqiptare, më shumë se 2.5 milionë të huaj e kanë vizituar sivjet Shqipërinë.

Vetëm fundjavën e shkuar janë regjistruar 59 847 të huaj që hynë në Shqipëri, kryesisht për turizëm. Fluksi më i madh ka qenë nga pikat kufitare me Kosovën, bën të ditur abc-news.

“Muaji gusht ishte pozitiv për turizmin ku në krahasim me gushtin e vitit të kaluar kanë hyrë 62 222 të huaj më shumë”, thuhet në raport.

Për periudhën janar-gusht në Shqipëri kanë hyrë 2 milionë e 545 mijë të huaj, por statistikat flasin për një rënie të turistëve të huaj në vend me 236 462 më pak se viti i kaluar.

FITORJA

Lajmi i mirë është që u tejkalua situata problematike e shkaktuar nga reagimi i policisë kufitare greke, prej konfliktit me kishën ortodokse në Përmet.

Shefi për kufirin e Gjelbër, Genc Merepeza garanton se janë marrë të gjitha masat për përballimin e çfarëdolloj fluksi të mundshëm në pikat e kalimit kufitar.

Ndërkohë, që në Shqipëri vazhdojnë të jenë edhe grupet e përbashkëta me policinë rrugore të Kosovës, në ndihmë për disiplinimin e qarkullimit të mjeteve të turistëve kosovarë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.