Fundamenti

Mbeturinat nuk do të mbesin rrugëve, premtojnë komunarët

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Riad Rashiti përfaqësues i komunës në “Ecohigjiena” tha për rajonipress se bordi i kësaj kompanie nuk do të tërheq vendimin për suspendimin e dy punëtorëve. Rashiti ka premtuar se mbeturinat nuk do të mbesin rrugëve.

Derisa punëtorët e “Ecohigjienës” vazhdojnë të mos punojnë në terren, bërlloku në disa lagje të qytetit tashmë është grumbulluar në qoshet e caktuara ku kjo kompani bënë bartjen e tyre.

Edhe të enjten ka vazhduar dialogu në mes të punëtorëve dhe përfaqësuesve të “Ecohigjienës” , por bisedimet nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Punëtorët kërkojnë shfuqizimin e vendimit për suspendimin e dy punëtorëve si kusht për të rifilluar punën , kurse bordi i “Ecohigjienës” është i vendosur që ta zbatojë deri në fund vendimin dhe mos tua lejojë hyrjen Muhadin Hazirit dhe Hajrush Beqirit.

Riad Rashiti përfaqësues i komunës në “Ecohigjiena” tha për rajonipress se bordi i kësaj kompanie nuk do të tërheq vendimin për suspendimin e dy punëtorëve. Rashiti ka premtuar se mbeturinat nuk do të mbesin rrugëve.

Uji Dea

Ai tha se gjatë një takimi që kanë pasur të enjten me punëtorët e “Ecohigjienës” është arritur të qartësohen shumë gjëra. “Kemi biseduar me sindikatën e punëtorëve dhe punëtorët dhe u kemi sqaruar se kontratat e tyre nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë të rrezikuara” sqaroj Rashiti.

Rashiti tha se punëtorët janë shprehur të gatshëm të fillojnë punën me kushtëzimin që të kthehen në vendet e tyre të punës dy punëtorët e suspenduar Muhadin Haziri dhe Hajrush Beqiri.

Rashiti tha se vendimi i Bordit në asnjë mënyrë nuk do të anulohet. “Ne do t`i bindim punëtorët që të fillojnë punën sepse është në dëm të tyre dhe të të gjithë konsumatorëve, nëse vazhdohet me këto sjellje të tyre”.

Rashiti tha se Komuna dhe Bordi i “Ecohigjienës” do të marrin obligimet që shërbimet ndaj qytetarëve të kryhen sa më shpejt që është e mundur dhe nuk do të lejojmë që mbeturinat të mbesin rrugëve” tha Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.