Fundamenti

Mbahet trajnimi me temë “Rëndësia e përgatitjes shkollore për tregun e punës”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar trajnimin me të rinjtë lidhur me rëndësinë e përgatitjes shkollore për tregun e punës.

Qëllimi i trajnimit është aftësimi i të rinjve për orientimin në karrierë dhe përgatitjen e tyre për hartimin e dokumentacioneve të nevojshme për aplikim për punësim (CV, Letër motivuese, plotësimin e formularëve, etj), në funksion të përgatitjes për tregun aktual të punës.

Si rekomandime dhe konkluzione të dala nga trajnimi me të rinjtë janë: Mbështetja e perspektivave të tregut të punës për të rinjtë duke rritur punësimin e tyre, aplikimi i programeve të trajnimit për të lehtësuar kalimin e të rinjve nga shkolla në punë, mbështetja e investimeve që ndikojnë në punësimin e të rinjve, sigurimi i investimeve për rritjen e punësimit të të rinjve në sektorin publik dhe atë privat,etj.

ARKATANA

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Përfaqësues të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport,anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL), përfaqësues nga Qendra Rinore “Fanar”, përfaqësues të Handikosit, Organizatat e Shoqërisë Civile Media Lokale.


Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.