FITORJA

Mbahet diskutimi i hapur “Hajde flasim për mundësitë që i kemi në Kamenicë”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me National Democratic Institute (NDI) ka mbajtur sot diskutimin e hapur me temën “Hajde flasim për mundësitë që kemi në Kamenicë”.

Ky diskutim ka pasur për qëllim diskutimin e punëve të realizuara deri më tani për sektorin e rinisë, si dhe diskutimin rreth asaj se çfarë do të bëhet në të ardhmen si dhe cilat janë projektet e radhës që do të realizohen.

Në panelin e diskutimit, të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Behar Hyseni, Kryetarja e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal Erëblina Haxhiu, koordinatori i Qendrës Rinore “Fanar” Ardian Berisha, si dhe profesoresha Edlira Latifaj-Rexhepaj.

“Është shumë e rëndësishme që idetë të vijnë nga të rinjtë, sepse ata janë vetë e ardhmja. Komuna e Kamenicës ka ndarë edhe fondin e veçantë për rininë, i cili pret ide nga ju për realizim. Është e rëndësishme nëse arrijmë të sfidohemi ne si komunë financiarisht, nga idetë e juaja inovative që mund të vijnë”ka thënë Rahimaj.

ARKATANA

“Mbështetja për të rinjtë do të vazhdojë. DKRS përpos që ka subvencionuar klubet sportive dhe OJQ-të, ka hapur edhe thirrje të veçantë për subvencionimin e organizatave rinore”-ka thënë Drejtori i DKRS-së Behar Hyseni.

Ai ka shtuar gjithashtu se mbështetja e tillë do të vazhdojë edhe më tutje.
“Të rinjtë kamenicas janë aktiv dhe duan të angazhohen, fatmirësisht tashmë kanë edhe mbështetjen e komunës por edhe hapësirën e nevojshme për realizimin e aktiviteteve të tyre”-është shprehur Kryetarja e KVRL-së në Kamenicë, Erëblina Haxhiu.

Kurse koordinatori i Qendrës Rinore “Fanar” Ardian Berisha ka shtuar se do të vazhdojë edhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme e lojërave, të cilat dita-ditës janë duke i dhënë frymë ndryshe Kamenicës.

Profesoresha Latifaj ka prezantuar para të pranishmëve iniciativat e ndryshme për lojëra e kuize për fëmijë, të cilat kanë shtuar interesimin e të rinjëve dhe nxënësve për të zgjeruar njohuritë e tyre.
Ky aktivitet është mbështetur edhe nga USAID dhe SDC./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.