GRANDEMALL

Mbahet dëgjimi publik për prezantimin e punës së gjashtëmujorit të dytë për vitin 2024

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në Sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur dëgjimi publik për prezantimin e punës së realizuar në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024.

Kadri Rahimaj ka prezantuar në detaje punët e realizuara deri më tani në sektorin e arsimit, infrastrukturës, zhvillimit, bujqësisë, shëndetësisë, kulturës e sportit.

Në arsim është prezantuar pjesa e investimeve në ndërtimin e sallës së sporteve në Kamenicë, çerdhen e re në Roganë, rinovimet e bëra në shkollat “Metush Krasniqi”, “Rexhep Mala” e “Asllan Thaqi”, bursat e ndara për studentë si dhe investimet e bëra nëpër kabinetet e shkollave.

Në pjesën e zhvillimit janë prezantuar investimet që kanë ardhur nga diaspora, përfaqësimi i Komunës së Kamenicës në festivalin botëror të arkitekturës, grantet e ndara për bizneset kamenicase, realizimi i projektit FLOËS në Kamenicë, bashkëpunimi me FES në kuadër të nismës për transport publik, si dhe puna që ka nisur në tashmë Parkun Teknologjik të Komunës së Kamenicës.

Në pjesën e mirëqenies, Rahimaj ka prezantuar bashkëpunimin me MPPHI në kuadër të projektit për banim social, ndërtimin e kuzhinës popullore e rinovimin e banesave sociale në bashkëpunim me FKEE.

Në mesin e punëve që janë prezantuar janë edhe ato në pjesën e infrastrukturës, e që janë të shumta, duke treguar në detaje se cilat punë kanë përfunduar dhe cilat do të jenë ato që do të vazhdojnë të realizohen në vitin 2025.

Uji Dea

Duke filluar nga asfaltimi i rrugëve në brezin kufitar, investimet e bëra në trotuare e shtegje për çiklistë, asfaltimi i rrugëve lokale, investimet në kolektorin e shtratin e lumit në Hogosht, projekti për ridizajnimin e qytetit, si dhe investimet në bashkëpunim me KRU “Hodromorava” në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit nëpër fshatrat e Kamenicës.

Në sektorin e kulturës është prezantuar suksesi i Kamenica Summer Fest si dhe aktivitetet e tjera në kuadër të kësaj drejtorie.

Në sektorin e bujqësisë është prezantuar edhe pjesa e mbështetjes në forma të ndryshme si ndarja e makinerive bujqësore dhe mbështetja e fermerëve edhe me materiale të tjera si plehu artificial e fara e grurit.

Nuk ka munguar as pjesa e prezantimit në sektorin e sportit duke vënë theks të veçantë në investimet e bëra në stadiumin e atletikës si dhe në stadiumin e futbollit të Hogosht.

Në fund Rahimaj ka cekur edhe buxhetin për vitin 2025, duke diktuar edhe një herë rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në jetën institucionale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.