Mbahen takimet e vendlindjes “Tupalla 2013”

Gjilan – Florim Sahiti , zëvendëskryetar i Komunës së Medvegjës i ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten këtij manifestimi, i cili do të ketë aktivitete kulturore, sportive e tjera.
Më 1 maj në mënyrë të organizuar shënohen takimet e vendlindjes “Tupalla 2013”.Ky manifestim që arrin të mbledhë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare ku janë të vendosur familjet e këtyre anëve pritet të shënohet me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.
Siç transmeton medvegja.net takimet tradicionale të Vendlindjes “Tupalla 2013” edhe këtë vit do të mbahen si rëndom, më 1 maj, në ambientet e shkollës fillore “Zenel Hajdini”, në Tupallë.
Kësaj radhe, takimet tradicionale kulturore e sportive të shqiptarëve të Medvegjës do të organizohen nën patronatin e Kuvendit Komunal të Medvegjës, ka bërë të ditur për medvegja.net Florim Sahiti, zëvendëskryetar i Komunës.