FIDANISHTJA

Mavraj s`ka vendosur për të ardhmen

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, mund të qëndrojë tek skuadra aktuale e tij Greuther Furth, nëse ngjiten në elitën e futbollit gjerman. Sipas medieve gjermane, kosovari që u përfol në verë me një ekip të Serisë A, ka kërkuar kohë për të firmosur kontratën me ekipin e Furthit, ose të thotë përfundimisht jo për rinovimin.

Drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Rouven Schroder, ka deklaruar për ‘Kicker’, se i kanë dhënë kohë mbrojtësit kosovar për të vendosur rreth të ardhmes. “Kemi folur me Mërgimin. Mund të them se kemi diskutuar gjatë me të dhe i kemi dhënë kohë. Në ditët në vazhdim do të na japë një përgjigje përfundimtare”, deklaroi Schroder.

FIDANISHTJA

Ndërkohë vetë mbrojtë si kosovar ka deklaruar se nuk i pëlqen të spekuloj pasi në fund to ta zbuloj skuadrën e tij të re ose do të vendos për të qëndruar. “Lazio më kërkoi? Nuk jam nga ata që spekuloj dhe nuk mund të them se gjithçka ecën sipas logjikës që ka zëra në afatin kalimtar dhe unë të bëhem gati.

Për momentin jam i përqendruar tek loja dhe fusha për ta ngritur skuadrën në Bundesligë. Më vonë do ta mësoni emrin e skuadrës së re ose rinovimin me Greuther Furthin”, është shprehur Mavraj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.