HW

Mavraj në Serie A, ndihmohet nga De Biasi!

/ 2 minuta lexim
HW

Në Serinë A pritet të shtohet edhe një shqiptar. Pas Berat Gjimshitit, Arlind Ajetit edhe Mërgim Mavraj duket drejt transferimit në elitën e futbollit italian.

Trajneri i Kombëtares është i angazhuar në mënyrë të drejtë për drejtë në merkaton e Janarit, për të ndihmuar lojtarët kuqezi të gjejnë klube të reja.

Pasi ndikoi në kalimin e Arlind Ajetit te Frosinone dhe po punon për të finalizuar transferimin e Gjimshitit te Atalanta, De Biasi është duke menduar t’i ndihmoj edhe Mërgim Mavrajn.

HW

Tekniku italian këshilloi drejtuesit e Sampdorias, që të afrojnë në ekip mbrojtësin e Këlnit. 29-vjeçari është kthyer pas dëmtimit të gjatë dhe po vuan mungesën e hapësirave në klubin e Bundesligës.

Në situatën e krijuar, Mavraj kërkon të largohet drejt një tjetër skuadre, për të luajtur me vazhdimësi në kuadër të Kampionatit Evropian Francë 2016.
Gjithçka mbetet për t’u vendosur në ditet në vijim. Edhe për faktin se skuadra e Kolnit nuk dëshiron ta largojë shqiptarin. Kjo u konfirmua pak ditë më parë, kur klubi gjerman refuzoi ofertën e Munich 1860./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.