Fundamenti

Mavraj, gati rikthimi në fushë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nga tribuna në formacion. Vetëm kështu mund të përmblidhet ndryshimi ekstrem brenda vetëm një jave, mbi fatin e futbollistit të Kombëtares Kuqezi, Mërgim Mavraj, që aktivizohet me skuadrën e F.C. Koln në Bundesligën gjermane.

Është vetë media prestigjoze gjermane “Bild” ajo që informon mbi faktin se ekzistojnë të gjitha gjasat që shqiptari Mavraj, të jetë titullar në ndeshjen e të dielës që ekipi i F.C. Koln do të zhvillojë në transfertë ndaj Wolfsburg.

Sipas “Bild”, futbollisti Mërgim Mavraj dhe trajneri i skuadrës së F.C. Koln, Peter Stoeger, janë takuar për të zhvilluar një bisedë pas seancës stërvitore të ditës së djeshme.

Uji Dea

Ndonëse nga vetë dy protagonistët nuk është lëshuar asnjë deklaratë, “Bild” ka shkruar se takimi ka konsistuar në kërkesën e Mavrajt për garanci në aktivizim, i domosdoshëm për futbollistin që synon të aktivizohet me Kombëtaren Kuqezi në Kampionatin Europian “Francë 2016” që starton në 10 qershor.

(Kosova Sot)