Matoshi prezanton projektet e realizuara nga mandati i tij

Kamenicë – Tri vite më parë kjo lagje kishte gjendje të mjerueshme dhe mjaft të rrezikshme për sigurinë e nxënësve dhe banorëve. Sot kjo pjesë shfrytëzohet për ecje, dhe ka një siguri të mirë për këmbësorët, gjithashtu nën këtë trotuar është i vendosur edhe ujësjellësi ka shkruar Fatmir Matoshi.
Postimi i vitit 2017 për të cilin Fatmir Matoshi tani shkruan me krenari për projektin e realizuar.
Ujësjellësi, trotuari dhe ndriçimi do të ndërtohen në këtë pjesë të hyrjes së Kamenicës me investim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë vitit 2018, kjo lagje që sapo ka përfituar kanalizimin, ka nevoja të shumta e më e rëndësishme është që për shkak të sigurisë së banorëve të ketë trotuarin me ndriçim si dhe rrjetin e ujësjellësit. Buxheti prej 80.000 eurosh nga Ministria e Mjedisit tashmë është aprovuar në Qeverinë e Kosovës për vitin që vjen. Urime(2017)./rajonipress/