UBT

Matoshi: Po investojmë 80 mijë euro në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për realizimin e Projektit “Ndërtimi i ujësjellësit -Kamenicë , rruga për Tugjec ”, i cili ka vlerën prej 80 mijë euro dhe që financohet nga MMPH-ja. Në ceremonisë e nënshkrimit, u.d ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi tha se qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët e Komunës së Kamenicës.

“Përmes një angazhimi të përbashkët në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kamenicës, ne po investojmë në projektin që ka të bëjë me rregullimin e rrjetit të ujësjellësit, trotuarit dhe ndriçimit në vlerë prej 80 mijë euro”, tha Matoshi.
U.d ministri i MMPH-së, Matoshi tha se shpreson që ky projekt të përfundoj në fund të këtij viti.

“Shpresoj dhe jemi thellë të bindur që Komuna e Kamenicës do ta implementoj me përgjegjësi shumë të lartë këtë projekt. Besoj që në fund të vitit ky projekt do të jetë në shërbim të qytetarëve të vendit”, u shpreh Matoshi.

Ndër tjerash, Matoshi tregoi se MMPH-ja ka në proces të realizimit për vitin 2018 edhe projektin për “Rregullimin e ambientit dhe rekreacionit në Kamenicë” në vlerë prej 240 mijë euro ndërsa premtoi se në buxhetin e vitit 2019 të ketë projekte edhe për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Kamenicës.

ARKATANA

“Për herë të parë kemi paraparë të ndajmë fonde nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për hartimin e projektit kryesor të Hidrosistemit Kik-Kremenatë ku do të përfshihet edhe Komuna e Kamenicës”, u shpreh Matoshi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati falënderoi Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë për këtë projekt të cilin e vlerësoi të domosdoshëm për banorët e Kamenicës.

“Komuna e Kamenicës është komuna më e varfër sa i përket ujërave në Kosovë dhe ka nevojë shumë të investohet si në çështjen e ujëmbledhësve ashtu edhe çështjen e rrjetit. Është një projekt shumë domethënës për ne dhe falënderoj u.d ministrin Fatmir Matoshi që qysh ditët e para e iniciuam këtë marrëveshje mirëkuptimi”, deklaroi në fund Kastrati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.