Fundamenti

Matoshi mori pjesë në inaugurimin e Komandantit të ri në Bonsteel

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kampin Bonsteel, sot u bë ndërrimi i komandës nga KFOR 19 në KFOR 20, në ceremoninë e organizuar të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve qendrore si dhe nënkryetari i komunës së Kamenicës, Fatmir Matoshi.

Komandanti i ri i GLSHL-Koloneli Vernon Simpson deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është stabile.

United Hospital

“Ne të gjithë shpresojmë që ti përdorim shkathtësitë dhe përvojat tona nga karrierat tona ushtarake dhe civile për t’i këmbyer idetë dhe për të krijuar raporte të mira për të gjithë. Mbi të gjitha ne kemi kënaqësinë të jemi pjesë e këtij misioni të rëndësishëm duke kryer pjesën tonë të punës në asistencën tonë drejt krijimit të një Kosove stabile, demokratike, shumë etnike dhe paqësore”, tha koloneli Simpson.

Ndërkaq komandanti i KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo në këtë ceremoni ka lavdëruar pjesëtarët e GLSHL dhe ka kërkuar që të vazhdohet me punën e njëjtë për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.