UBT

Matoshi: Kosova avancon në trajtimin e pakicave

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, duke folur në emër të delegacionit nga Kosova në konferencën rajonale “Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve në Evropën Juglindore” e mbajtur në Shkup ka thënë se shteti i Kosovës avancon në trajtimin e mirë të pakicave etnike.

“Kosova ka aprovuar ligje të favorshme për pakicat dhe ka krijuar mekanizma të mjaftueshëm për zbatimin e tyre. Duke filluar nga niveli lokal ku nëpër komuna janë të themeluara Zyrat Lokale për Komunitete, emërimin e nënkryetarëve për komunitete të cilët merren me promovimin e të drejtave të pakicave, zbatimit të dygjuhësisë dhe përfshirjen e komuniteteve jo shumicë në vendimmarrje, komunat kanë bërë përparim të theksueshëm në këtë drejtim dhe si pasojë e kësaj pakicat në nivel lokal janë integruar mjaft mirë në institucione. Në nivelin qendror Kosova ka të themeluar një ministri për komunitetet, pranë kabinetit të Kryeministrit funksionon një zyrë e veçantë për çështjet e komuniteteve , vazhdojnë të mbesin vendet e garantuara për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës dhe shumë mekanizma të tjerë ligjor që avancojnë dhe promovojnë të drejtat e pakicave” tha Matoshi, raporton rajonipress.

Ky prezantim u bë në konferencën e organizuar nga Këshilli i Evropës e në të cilën merrnin pjesë përfaqësues nga Ministritë e pushtetit Lokal dhe autoritetet lokale të 36 komunave që vijnë nga Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova.

ARKATANA

Matoshi në këtë konferencë ka folur edhe për hapat pozitiv që janë ndërmarrë në pjesën veriore të Kosovës. “Sot këtu së bashku me delegacionin nga Kosova janë përfaqësuesit e Komunës së Leposaviqit dhe kjo është për tu përshëndetur, ata punuan së bashku me kolegët nga komunat tjera të Kosovës për tu siguruar se projektet e implementuara në Kosovë të jenë në përputhje të plotë me Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Pakicat Kombëtare” tha Fatmir Matoshi.

Në këtë konferencë marrëveshje bashkëpunimi dhe financimi të grandeve nënshkruan katër komuna të Kosovës: Kamenica , Vushtrria, Leposaviqi dhe Rahoveci./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.