RCCOLA

Matoshi: Keqpërdoruesit e ujit do të përballen me ligjin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Nënkryetari Kamenicës Fatmir Matoshi, ka thënë se furnizimi me ujë të pijshëm sidomos gjatë verës paraqet një sfidë të madhe për institucionet komunale, pasi që pavarësisht faktit se ujësjellësi i Kamenicës menaxhohet nga “Hidromorava”, komuna mbetet adresa kryesore ku qytetarët vijnë të paraqesin problemet e tyre.

Fatmir Matoshi këto komente i ka bërë në një takim me OSBE-në dhe me kryetarët e komunave të Anamoravës.

Fundamenti

Matoshi ka shprehur shqetësimet e tij rreth mungesës së ujit , por edhe keqpërdorimit të tij, për çka ka paralajmëruar masa ligjore. “Ne në qytet kemi lagje siç është “Qamëria” e “Malësia” ku gjatë verës ka pjesë të tyre që nuk kanë asnjë pikë uji me muaj të tërë, ndërsa problem tjetër mbetet menaxhimi i ujësjellësve nëpër fshatrat urbane ku edhe përkundër investimeve të shumta punët nuk po shkojnë mirë, dhe është përkushtim i komunës dhe i kryetarit Begzad Sinani që çështja e menaxhimit të tyre të rregullohet sa më parë dhe sa më drejt” tha Matoshi.

Problem tjetër në Kamenicë mbetet keqpërdorimi i ujit të pijshëm i cili në shumë raste përdoret për larjen e automjeteve dhe ujitje. “Nga informatat që kam marrë sot, në Kamenicë janë vetëm dy autolarje të regjistruara nga të cilat njëra nuk është funksionale, ndërsa në realitet në qytet ka shumë më shumë autolarje, dhe ne do të angazhohemi që inspektorët komunal të kryejnë punën e tyre për të parandaluar keqpërdorimin e ujit dhe për të ndëshkuar keqpërdoruesit” tha Fatmir Matoshi./rajonipress/