Fundamenti

Matoshi e Lluka konfirmojnë mbështetjen për projektet madhore të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kanë konfirmuar mbështetjen për projektet e mëdha për Gjilanin që janë duke u zhvilluar në këtë vit dhe në vitin 2019.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar ministrat Matoshi e Lluka për vizitën dhe zotimin e përkrahjes për Gjilanin.

“Programet më të mëdha që i kemi në Gjilan janë përfundimi i shtratit të lumit “Mirusha”, sanimi i kapërderdhëses në Përlepnicë, efiçienca e energjisë në tri shkolla, ndërkaq me Ministrinë e Mjedisit ne po planifikojmë edhe për ndërtimin e tri parqeve, pastaj rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve”, ka thënë Haziri.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se përveç tjerash, kanë diskutuar në takim edhe lidhur me ndërrimin e gypave të asbestit.

UBT

“Përveç projekteve që janë inkorporuar në buxhet për vitin 2019, ne jemi këtu për të intensifikuar bashkëpunimin për tërë rajonin e Gjilanit. Ka shumë projekte që ujërat kanë marrë fokus të veçantë dhe jemi të interesuar ta menaxhojmë më mirë këtë fushë. Jemi të interesuar që ta përmirësojmë aspektin e humbjes së ujit qoftë nga kyçjet ilegale, qoftë matjet e gabuara apo vjetërsisë së sistemit”, tha Lluka.

Ndërsa, ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka përgëzuar Komunën e Gjilanit për avancimin e projektit të fillimit të ndërtimit të impiantit për ujërat e zeza.

“Problemet që kryetari Haziri përballet çdo ditë e kanë vëmendjen edhe të Ministrisë së Mjedisit dhe së bashku do t’i japim zgjidhje përmes projekteve konkrete që ndikojnë direkt në jetën dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve në Gjilan. Një pjesë të tyre do t’i shohin tani dhe shumë më shumë do t’i shohin në vitin 2019. Më e rëndësishmja dhe më kryesorja është që Komuna e Gjilanit dhe “Hidromorava” kanë punuar fuqishëm në aspektin e avancimit të ndërtimit të impiantit për ujërat e zeza. Shpresojmë që sa më shpejtë të nënshkruhet kontrata me BERZH’in”, ka deklaruar Matoshi.

Pas takimit, kryetari Haziri së bashku me ministrat Matoshi e Lluka, kanë vizituar punimet në ndërtimin e shtratit të lumit “Mirusha” dhe kapërderdhësin në pendën e Përlepnicës. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.