United Hospital

Matoshi: Duam plan konkret për personat me aftësi të kufizuara

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi ka takuar sot Grupin ndërsektorial për Aftësinë e Kufizuar, dhe përfaqësuesin e Caritas Kosova Arben Keka. Ky takim u zhvillua me qëllim të përgatitjes së grupit për pjesëmarrje dhe prezantim në konferencën e cila organizohet në Prishtinë me 22 korrik të këtij viti.

Kryesuesi i Grupit, drejtori për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale Agim Bucolli ka folur për takimet e mbajtura deri më tash dhe funksionimin e grupit në përgjithësi, ndërsa Arben Keka nga Caritas Kosova, ka folur për rëndësinë e prezantimit në këtë konferencë në Prishtinë. “Konferenca ka për synim të grumbulloj komunat të cilat kanë bërë avancim në trajtimin e Personave me Aftësi të Kufizuara.

FIDANISHTJA

Në këtë konferencë që organizohet nga CARITAS Kosova do të marrin pjesë përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, nga Komisioni Evropian, nga Ambasada Italiane dhe nga CARITASI Italian dhe nga komunat e Kosovës.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka kërkuar nga Grupi Ndërsektorial që të jetë i përkushtuar gjatë hartimit të planit të veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara.”Ne duam të hartojmë një plan veprimi që është një dokument i rëndësishëm, por jo të mbesim vetëm me plan në letër. Do të ishte mirë që grupi sa më parë të identifikoj të gjitha objektet që kanë nevojë për pjerrinat që ofrojnë për qasjen e personave me karrocë dhe të fillojmë me ndërtimin e pjerrinave. Gjithashtu së bashku të shohim mundësitë që të aplikojmë në fondet e Komisionit Evropian për të krijuar kushte për vetëpunësim të personave me aftësi të kufizuara përmes ofrimit të granteve. Lidhur me këtë falënderoj Caritas Kosova dhe Handikos për mbështetjen e një personi me aftësi të kufizuar i cili këto ditë u vetëpunësua” ka thënë nënkryetari Matoshi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.