Eko Higjiena

Matoshi: AKR po fuqizohet çdo ditë me anëtarësime të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Fuqizimi i AKR-së në Kamenicë po vazhdon dita ditës. Kryetari i Degës së AKR-së, Fatmir Matoshi me bashkëpunëtorët u takuan me rininë e Roganës ku zgjodhën dhe zyrtarizuan strukturat udhëheqëse të Forumit Rinor të nëndegës në Roganë.

“Brenda një jave ky është takimi i dytë në të cilin po na bashkohen anëtarë të rinj të cilët po i besojnë fuqishëm vizionit të AKR-së për Kamenicën. Ky besim i Juaji është një përgjegjësi më e madhe për ne, dhe ju sigurojmë se nuk do të zhgënjeheni asnjëherë me zgjedhjen tuaj për tu përcaktuar politikisht në AKR. Keni zgjedhur t`i bashkoheni një subjekti në të cilin dëgjohet zëri dhe idetë tuaja” tha kryetari i Degës së AKR-së Fatmir Matoshi.

Nënkryetari i Degës së AKR-së Satmifer Kryeziu ka vlerësuar se rinia do të jetë shtylla kryesore e AKR-së në Kamenicë. “Ju do ta bëni ndryshimin e madh të vendit tonë, rinia në AKR është forca kryesore e saj, dhe për këtë arsye ju përgëzoj që jeni përcaktuar në rrugë të drejtë sepse AKR po dëshmon edhe tani në qeverisjen komunale që është parti e sukseseve dhe e mundësive të reja për qytetarët” tha nënkryetari Satmifer Kryeziu.

Eco Higjiena

Në takim fjalë rasti paraqitën edhe nënkryetari Ruzhdi Basha dhe kryetari i nëndegës së AKR-së në Roganë Elhami Kallaba.

Degës së AKR-së i janë bashkuar 80 anëtarë të rinj brenda një jave, ndërsa me iniciativën e të rinjëve është themeluar edhe Forumi Rinor i AKR-së për Roganën.

Të pranishmit kanë zgjedhur kryesinë e re prej 11 anëtarësh. Kryetar u zgjodh Ali Kryeziu, nënkryetarë Arian Kryeziu, Alma Rrudhani dhe Valdrin Kryeziu ndërsa sekretar Gazmend Geci./rajonipress/