FIDANISHTJA

Masivitet i jashtëzakonshëm i LDK së Dobërçanit, gjithçka gati për fitoren e madhe më 6 tetor

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Masivitet i jashtëzakonshëm është parë të mërkurën në nënshtabin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dobërçan, në mobilizim të elektoratit dhe unifikim, si parapërgatitje për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës së LDK’së në Gjilan, Arben Mehmeti, ka deklaruar se Dobërçani është shembulli më i mirë i unitetit dhe mobilizimit drejt sukseseve të mëdha më 8 tetor.

Ndërkaq, kryetari i nënshtabit të Dobërçanit, Naser Arifi, ka thënë se nuk dyshon në fitoren e LDK’së, pasi sipas tij, është dëgjuar zëri i elektoratit me nominimin e Vjosa Osmanit për kryeministre.

FIDANISHTJA

Ai theksoi se lista e LDK’së në përgjithësi ka përgatitje të jashtëzakonshme intelektuale, duke thënë se, mbi të gjitha, janë njerëz me duar të pastërta.

Një fjalë përshëndetëse dhe falënderuese kanë shprehur edhe kandidatët e LDK’së së Gjilanit për deputet, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi.

Ata thanë se potenciali i LDK’së në këto zgjedhje do ta nxjerrë këtë parti fituese të madhe, duke theksuar se me qeverisjen e partisë së Ibrahim Rugovës, përfundimisht do të ndalet trendi negativ dhe katandisja e Kosovës, e shkaktuar nga rivalët politik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.