ARKATANA

Mashtrimi i dekadës me vizat

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në fund të këtij viti do të bëhet një dekadë prejse qeveritarët e Kosovës premtojnë liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian. Këto premtime po vlerësohen si mashtrim i qytetarëve për të ruajtur votat e partive në pushtet. Deklarata e fundit e ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, për “Zërin” se vendimi për vizat në Këshillin e Ministrave të BE-së mund të mos merret këtë fundvit vlerësohet se e çon procesin në drejtim të panjohur, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës liberalizimi i shpejtë i vizave ishte një premtim që sillte vota për subjektet politike. Kështu partitë në pushtet për gati një dekadë në vazhdimësi kanë premtuar heqje të shpejtë të regjimit të vizave për zonën Schengen. Se vizat do të hiqen shpejt qytetarëve u është thënë edhe gjatë këtij viti nga pushteti, mirëpo tani kanë filluar të jepen sinjale se nuk do të ketë vendim gjatë 2018-s nëse nuk sigurohet mbështetja e nevojshme e vendeve anëtare të BE-së.

Fundamenti

Subjektet opozitare, por edhe njohësit e proceseve integruese thonë se premtimet për liberalizim të vizave gjatë këtyre viteve kanë dëshmuar papjekuri politike të udhëheqësve të institucioneve. Sipas tyre, Kosova deri tani ka dështuar të dëshmohet si tregim suksesi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Opozitarët dhe analistët thonë se skenari më pozitiv për këtë proces është që vendimi të merret gjatë vitit 2018, ndërsa liberalizimi të hyjë në fuqi vitin tjetër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.