Mobi Casa

MASHT-i s’ka statistika të çerdheve private për fëmijë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) as gjatë vitit 2015 nuk ka arritur të fusë nën kontroll funksionimin e institucioneve private të arsimit parashkollor, të njohura si kopshtet e fëmijëve apo çerdhet, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe 16 vjet pas luftës, MASHT-i asnjëherë nuk ka nxjerrë statistikë zyrtare se sa institucione të tilla private ka në Kosovë, ndonëse ato para se të fillojnë punën duhet të licencohen nga MASHT-i.

Përderisa numri i çerdheve publike në vend është shumë i kufizuar (rreth 50), prindërit e punësuar janë të detyruar që zgjidhjen për fëmijët e tyre ta kërkojnë në çerdhe private. Por, në mungesë të licencimit nga Ministria ato nuk dihet se në çfarë kushtesh punojnë dhe çfarë kualifikimi ka stafi që punon në to.

FIDANISHTJA

Njohës të çështjeve të arsimit kanë thënë se çerdhet private janë kthyer në biznese të fuqishme, duke huq rolin e tyre primar, që është mirëqenia dhe edukimi i fëmijëve deri në moshën 5-6-vjeçare.

Halim Hyseni, pedagog dhe ekspert i arsimit, ka thënë për “Kohën Ditore” se studimet më të reja neurologjike flasin për pasoja të trishtueshme për mospërfshirjen e fëmijëve në edukimin dhe arsimin parashkollor, sidomos të atij 3 deri në 6 vjeç, kur fëmijët pastaj nisin arsimin e detyrueshëm.

http://koha.net/?id=27&l=92032

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.