MASHT çon LDK-në në gjykatë

Ministria e Arsimit ka ngritur padi ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke ia adresuar Këshillit Rinor të kësaj partie për akuzat që i bëri në shenjë pakënaqësie me rrjedhjen e provimit të maturës.
LDK, me 1 qershor, gjatë pjesës së parë të organizmit të testit të maturës ka deklaruar se testet janë shpërndarë ilegalisht një ditë para mbajtjes së provimit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Arbër Morina ka bërë të ditur se tashme Ministria ka bërë padi ndaj kryetarit të Këshillit Rinor të LDK-së, Armend Ibrahimi, shkruan Zëri.
“Procesi pos disa mangësive të vogla nuk ka qenë ashtu siç është pasqyruar nga Ibrahimi”, tha Morina.
Ndërkaq, Ibrahimi nuk tërhiqet nga qëndrimi se testet e provimit të maturës u keqpërdoren. /Indeksonline/