UBT

Masakër në Lucern: 3 të vrarë dhe 7 të plagosur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Policia ka konfirmuar se sulmuesi dhe të sulmuarit janë zviceranë dhe se 6 nga shtatë të plagosurit kanë marrë plagë të rënda.

Në konferencë e paralajmëruar të shtypit që u mbajt rreth orës 14, policia vetëm ka konfirmuar se sulmuesi dhe të sulmuarit janë zviceranë dhe se 6 nga shtatë të plagosurit kanë marrë plagë të rënda. Ende nuk dihet nëse ata janë në rrezik për jetën ose jo.

Vrasësi (42 vjeç) ka qenë punëtor shumëvjeçar i firmës dhe nuk ka rënë në sy më parë për probleme me bashkëpunëtorët. Zyrtarët policorë po ashtu nuk kanë mundur të tregojnë se si ka ndodhur vrasja e sulmuesit. “Duket se ka pasur edhe një këmbim të shtënash me armë në vendin e ngjarjes. Rrethanat e vrasjes janë objekt i hetimeve të mëtutjeshme”.

Konferenca ka zgjatur vetëm rreth 15 minuta dhe përfaqësuesit e policisë nuk kanë lejuar pyetje.

United Hospital

Në kantinën e fabrikës për përpunimin e drurit “Kronospan” në Menznau të Lucernit një person ka shtënë me armë me ç`rast sipas dëshmitarëve, ka vrarë pesë veta dhe ka plagosur një numër të panjohur personash. Ndërkohë informatat nga Menznau thonë se janë tre të vrarë dhe 7 të plagosur. Në mesin e të vrarëve është edhe vetë sulmuesi.

Siç bën të ditur policia e Lucernit, krimi ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit.

Mediet zvicerane duke iu referuar dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes flasin për pesë persona të vrarë, ndërsa policia deri më tash nuk ka ofruar të dhëna mbi autorin e masakrës, motivin e tij dhe mbi viktimat. Një zëdhënës i policisë së kantonit të Luzernit vetëm ka konfirmuar se në Menznau ka ndodhur një konflikt dhe se policia ndodhet në një numër të madh në vendin e ngjarjes. Po ashtu tre helikopterë të shërbimit për shpëtim nga ajri Rega, bartur katër të plagosur rëndë në dy spitale të ndryshme.

Policia ka njoftuar se në orën 14.00 do të dalë me të dhëna më të hollësishme në lidhje me krimin.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.