Fundamenti

Marshi i lirisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kushtuar Demonstratave të vitit 1981. O i plagosur që qan me shiun, Të gjitha kohërave gjak u dhamë, në beteja të luftës e burg të rëndë, gjak dhamë për tokë e për qiell, gjak dhamë që të rrojmë më mirë.

Të gjitha kohërave gjak u dhamë
që atdheut t´i japim veten tonë
që diellit t´i themi mirëmëngjesi
që lirisë t´i themi këtu të kem

Të gjitha kohërave gjak u dhamë
në Trojën e parë Trojën e ndanë
në Trojën e dytë Trojën e vranë
në Trojën e tretë turqit na ranë

Fundamenti

Të gjitha kohërave gjak u dhamë
të lirë të rrojmë në vendin tonë
gjak dhamë për tokë e për qiell
gjak dhamë që të rrojmë më mirë

Rrustem Geci – fragment poeme nga libri “Algjebra dhe zjarri”