Fundamenti

Marrin lëvdata për shërbimet e ofruara

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Derisa në komunat tjera të Kosovës pas instalimit të programit të ri të Gjendjes Civile dhe azhurimeve të bëra në rrjetin e brendshëm komunal (intranet) përballeshin me probleme të natyrave të ndryshme, në Kamenicë këto probleme u evituan që në ditën e dytë të përdorimit të tyre dhe kjo erdhi si rezultat i angazhimeve dhe punës së palodhshme të stafit të kësaj qendre të udhëhequr nga drejtori Enver Ajvazi.

Angazhimi i përbashkët dhe koordinimi i mirë i punëve në Qendrën për Shërbime të Qytetarëve në Komunën e Kamenicës ka bërë dhe po bënë që kjo qendër të jetë shembull jo vetëm në komunën e Kamenicës , por thuajse në gjithë Kosovën.

Derisa në komunat tjera të Kosovës pas instalimit të programit të ri të Gjendjes Civile dhe azhurimeve të bëra në rrjetin e brendshëm komunal (intranet) përballeshin me probleme të natyrave të ndryshme, në Kamenicë këto probleme u evituan që në ditën e dytë të përdorimit të tyre dhe kjo erdhi si rezultat i angazhimeve dhe punës së palodhshme të stafit të kësaj qendre të udhëhequr nga drejtori Enver Ajvazi.

FIDANISHTJA

Dëshmi e punës së mirë, të shpejtë dhe efikase janë urimet dhe lëvdatat e pranuara nga qytetarë të shumtë përmes postës elektronike apo përmes sms-sëve lëvdata këto të cilat edhe më tutje do ta motivojnë dhe shtynë përpara angazhimin edhe më të madh të kësaj qendre thonë zyrtarët komunal.

“Jemi në prag të pushimeve verore, pritet një fluks i shtuar i qytetarëve të komunës tonë dhe më gjerë, sidomos presim qytetarë të shumtë nga diaspora, prandaj, ne jemi të gatshëm si nga ana teknike ashtu edhe me staf me përvojë që sa më mirë, shpejtë dhe me një përkushtim të shtuar t’u japim shërbime sa më cilësore. Unë nuk kam dyshim fare se ju nuk do ta bëni këtë, sepse këtë trend të punës që e kemi arritur do ta mbajmë edhe më tutje që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë sa më cilësore. Më vjen mirë dhe krenohem me ju kur shoh dhe lexoj urimet më të mira nga qytetarët” është shprehur drejtori i Administratës së Përgjithshme Enver Ajvazi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.