Eko Higjiena

Dështon për të 35-në herë konstituimi i Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për herë të 35-të dështoi të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Tashmë seancat po janë vetëm çështje procedure çdo 48 orë dhe jo përpjekje reale për konstituim.

Kryesuesi Avni Dehari kërkoi emrat e anëtarëve nga partitë politike për Komisionin zgjedhor që do të mundësonte votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit, por partitë nuk dhanë propozimet e tyre.

“51 për, kundër 1, abstenime nuk kemi… Nuk kemi kuorum, ndërpritet seanca”, tha ai.

Dehari njoftoi se seanca e radhës është pas 48 orëve, të hënën më 23 qershor në ora 11:00.

Ndryshe, vendi është në ngërç politik tash e disa muaj, ndërsa zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

ARKATANA

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, emër ky i papranueshëm për partitë tjera.

Nga PDK dhe AAK kanë kërkuar që të propozohet emër tjetër për kryeparlamentar pasi sipas tyre Haxhiu nuk është emër unifikues.

Ndërkaq, LDK ka theksuar se nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së.

Procesi i konstituimit të Kuvendit ka ngelur në zgjedhjen e kryetarit.

AAK që disa javë ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese edhe propozimin e LVV-së për Komision zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë në Kuvend për kryetarin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.