Marrëveshje “sekrete” për drejtësinë!
Një marrëveshje në parim për gjykatat në veri, është arritur të mërkurën në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, por sikurse të gjitha marrëveshjet tjera, nuk janë bërë të qarta modalitetet e këtij takimi.
Edhe pse zyrtarisht është thënë se marrëveshja pritet të nënshkruhet pas dy javësh, në Prishtinë e Beograd janë krijuar shumë dilema se çka ka të vërtetë rreth gjykatave.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka deklaruar për televizionin publik se do të ketë vetëm një Gjykatë Themelore në Mitrovicë dhe se është ruajtur karakteri unik i sistemit të drejtësisë. Ai ka thënë se brenda dy javësh pritet nënshkrimi i marrëveshjes në fushën e drejtësisë…(Zëri)


