Fundamenti

Marrëveshja historike në Maqedoni: Grujevski jep dorëheqje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas një bisedimi maratonik, diku rreth orës 1:30 thuhet se është arritur marrëveshja mes liderëve politik të Republikës së Maqedonisë, transmeton Indeksonline.

Edhe eurokomesioneri Johanes Hahn sonte pas takimit të liderëve në një deklaratë të shkurtër njoftoi së është arritur marrëveshje mes partive politike për tejkalimin e krizës.

Ai tha se është arritur marrëveshje për zgjedhjet parlamentare por nuk precizoi se a është arritur marrëveshje për largimin e Nikolla Gruevskit nga funksioni i kryeministrit dhe çfarë lëshime janë bërë nga palët.

“Kemi marrëveshje të nënshkruar nga liderët, jam i kënaqur me atë që u arrit. Me këtë tani do të hapen dyert për vendin për integrim në NATO dhe BE. Duhet të jemi krenarë me liderët”, deklaroi Hahn pas takimit.

Mobi Casa

Ndërsa sipas eurodeputetit, Richard Howitt palët janë pajtuar për kthimin e opozitës në Parlament, emërimin e një Qeverie të re dhe organizimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Në anën tjetër, lideri i BDI-së Ali Ahmeti e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes edhe me një postim në Facebook:” Marrëveshja u arrit, falëminderime për Komisionerin Hahn, Eurodeputetët dhe Ambasadorët e BE dhe SHBA në Maqedoni.”

Mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë se deri në fund të këtij viti ose fillim të vitit të ardhshëm, Gruevski do të japë dorëheqje. Këtë e ka konfirmuar nëse mund të quhet kështu edhe zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov I cili shkruan se le të jetë me fat dorëheqja e kryeministrit “ Aj le të jetë me fat dorëheqja”.

LSDM e liderit opozitar, Zoran Zaev nga tetori pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme kurse në shtator emërohet një prokuror publik i pavarur për të hetuar përgjimet./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.