ARKATANA

Marrëveshja e Ohrit i ka shndërruar shqiptarët nga qiraxhinj në zot shtëpie

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë me dije se marrëveshja paqësore e Ohrit ka ndryshuar statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në Maqedoni.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, me rastin e 17-vjetorittë nënshkrimit të këtij dokumenti, ai ka thënë se kjo marrëveshje i ka shndërruar shqiptarët nga qiraxhinj që ishin në shtëpitë e tyre në zot shtëpie.

“Me këtë marrëveshje shqiptarët fituan barazinë e tyre dhe nga qiraxhinj që ishin në shtëpinë e vet u kthyen në zot shtëpie, me flamurin e tyre kombëtar, me universitetin e tyre në gjuhën amtare, me përfaqësim të drejtë si në ushtri dhe në polici, si dhe në përfaqësim të drejtë në administratë publike e atështetërore”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka përmendur edhe shifra konkrete se sa shqiptarë ishin në institucionet shtetërore para kësaj marrëveshje.

FIDANISHTJA

“Meqenëse është momenti, sa për simbolikë po ju tregoj se deri në vitin 2001 shqiptarët kanë pasur 150 policë në gjithë policinë e Maqedonisë, kurse sot janë mbi 2 000 policë dhe mbi 2 000 oficerë dhe nënoficerë në armatën e Republikës së Maqedonisë.Kështu që ka edhe shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim, por deri më tani duhet të themi se vërtetë janë bërë punë të mira në drejtim të barazisë. Do të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë deri në zbatimin e plot të kësaj marrëveshje”, është shprehur Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të zbatohet germë për germë dhe nuk do të ketë kthim mbara në këtë drejtim.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën me anë të korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.