GRANDEMALL

Maqedonci për FSK’në në Veri: Do ta respektojmë zotimin, pavarësisht që s’pajtohemi me kufizimet që ka për veprim FSK

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri Maqedonci gjatë konferencës së sotme është pyetur nga gazetarët në lidhje me letrën e ish kryeministrit Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen, ku jepet zotimi se FSK nuk shkon në veri pa pëlqimin paraprak të NATO’s.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë rizotim të kësaj letre, por se do ta respektojnë “pavarësisht se nuk pajtohen”.

FIDANISHTJA

“Sa i përket respektimit të zotimit të vitit 2013 sepse shpesh është keqinterpretuar edhe një letër që e kam dërguar pikërisht për komandantin e KFOR’it. Asnjëherë nuk kam bërë rizotim dhe ministri i Mbrojtjes nuk bën rizotim të një letre e cila është bërë si zotim nga një kryeministër për sekretarin e përgjithshëm të NATO’s. Ne kemi vazhduar të theksojmë gjithmonë që do të respektojmë zotimin e vitit 2013, pavarësisht që ne nuk pajtohemi assesi me kufizimet që ka për veprim FKS në veri të vendit pa koordinim paraprak me KFOR’in mirëpo do të vazhdojmë ta respektojmë këtë zotim duke u koordinuar gjithmonë paraprakisht me KFOR’in para se të dërgojmë trupa eventualisht në pjesën veriore, më saktësisht në katër komunat veriore të vendit tonë. Normalisht që ne në vazhdimësi ofrojmë kapacitete tona që të jemi në mbështetje të KFOR’it dhe gjitha institucioneve të sigurisë aty ku shihet e nevojshme t’i kemi dhe vazhdojmë t’i diskutojmë që FSK të jetë pjesë e përpjekjeve të KFOR’it për paqe dhe stabilitet në Republikën e Kosovës”, tha Maqedonci. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.