Maqedonci: Pas sulmit në veri qëndrojnë mbetjet operative të grupit të Radoiçiqit
Ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci ka thënë se pas sulmit në Ibër Lepenc të Zubin Potokut, qëndrojnë mbetjet operative të grupit të kryeterroristit Milan Radoiçiq.
Në emisionin “Info Magazine”, ministri shtoi se përderisa shumë persona të këtij grupi kriminal qëndrojnë të lirë, rreziku ka qenë gjithmonë prezent.
“Siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës, se institucionet tona janë duke bërë të pamundurën që përveç të mbajnë nën kontroll situatën, të mbështesin qytetarët në jetën e përditshme edhe po ashtu në ndjekjen e kryerësve të kësaj vepre, që vlerësoj si gjithmonë bazament kanë politikën hegjemoniste në Serbi, dhe vlerësoj se personat që kanë kryer këtë akt terrorist patjetër që do të jenë mbetje operative të grupit të Radoiçiqit, dhe grupeve të tjera terroriste në veri, të cilave iu është bërë e pamundur operimi”, tha Maqedonci.
“Ne e kemi bërë vazhdimisht të ditur edhe për publikun se grupi që kreu aktin terrorist kundër vendit tonë me qëllim të aneksimit të veriut të vendit tonë më 24 shtator të vitit 2023, është i lirë brenda territorit të Serbisë. Shumica e atyre personave që kryen këtë akt terrorist shihen haptazi duke qarkulluar, e duke kryer aktivitete dhe përgatitje në anën e Serbisë, Përderisa ka qenë i lirë ky grup, edh rreziku ka qenë gjithmonë prezent”.